Ndërlidhjet

Dëshmon dhëndri i Trumpit


Jared Kushner, dhëndri i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se nuk ka bashkëpunuar me asnjë qeveri të huaj dhe se nuk ka pasur “asnjë kontakt të papërshtatshëm” me rusë gjatë fushatës zgjedhore në SHBA, vitin e kaluar, ose gjatë periudhës së tranzicionit. Kushner, po ashtu këshilltar i lartë i Shtëpisë së Bardhë, i bëri këto komente të hënën, pas takimit me Komitetin e Senatit për Inteligjencë, njërin prej disa komiteteve të Kongresit që po heton lidhjet e mundshme midis bashkëpunëtorëve të Trumpit dhe zyrtarëve rusë, si dhe ndërhyrjen e dyshuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, vitin e kaluar.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG