Ndërlidhjet

Edhe një qark i Afganistanit bie nën kontrollin e talibanëve


Afganistan

Një zyrtar afgan tha se talibanët kanë marrë kontrollin e një qarku në juglindje të Afganistanit - të tretit me radhë brenda pak ditësh.

Qarku Jani Khel i provincës Paktia ra pas disa ditësh luftime, tha kreu i këshillit provincial, Sardar Khan Malangzoi.

Ai tha se talibanët kanë djegur kompleksin e guvernatorit të qarkut, selinë e policisë dhe një klinikë shëndetësore.

Malangzoi tha se ka viktima edhe në anën e forcave të sigurisë, edhe në anën e talibanëve.

Talibanët, përmes një deklarate, konfirmuan se kanë marrë kontrollin e qarkut.

Më 23 korrik, militantët talibanë kanë marrë kontrollin edhe të qarkut Tajvara në provincën Ghor dhe të qarkut Kohistan në provincën Farjab.

XS
SM
MD
LG