Ndërlidhjet

SHBA: Nuk ka “kuptim” për seancë të OKB-së për K. Veriore


Nikki Haley
Nikki Haley

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, tha mbrëmë se “nuk ka kuptim” për të mbajtur seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për lansimin e fundit të raketës balistike ndërkontinentale të Koresë Veriore.

Ambasadorja Haley theksoi se edhe një tjetër rezolutë e butë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së do të ishte “më e keqe se asgjë” në dritën e shkeljeve të vazhdueshme të Koresë Veriore të sanksioneve të OKB-së, kundër programeve atomike dhe raktetore të verikoreanëve.

Para tri ditësh, Koreja Veriore e ka kryer testin e një rakete balistike ndërkontinentale dhe tha se tash është e aftë që të arrijë deri në tokën e Shteteve të Bashkuara me armatim atomik.

XS
SM
MD
LG