Ndërlidhjet

SHBA dhe Ukraina bashkëpunojnë për thëngjill


Ilustrim

Shtetet e Bashkuara do të fillojnë për herë të parë dërgimin e thëngjillit në Ukrainë, pas një marrëveshje e cila është parë si lëvizje drejt zbehjes së varësisë së Kiveit ndaj energjisë ruse.

Sipas një marrëveshje të nënshkruar nga kompania shtetërore ukrainase Centrenergo dhe kompania amerikane Xcoal Energy & Resources, deri në fund të vitit 2017, në Ukrainë do të arrijnë rreth 700,000 tonë thëngjill.

George Kent, nga ambasada e SHBA-së në Ukrainë, ka thënë se marrëveshja demonstron “bashkëpunimin e intensifikuar”, në mënyrë që të zbehet varësia e Kievit ndaj Moskës, prej se Rusia e aneksoi Krimenë më 2014 dhe mbështet separatistët në lindje të Ukrainës.

Kent ka thënë se presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe presidenti ukrainas, Petro Poroshenko kanë diskutuar mundësinë e dërgimit të thëngjillit në Ukrainë gjatë takimit të mbajtur më 20 qershor në Shtëpinë e Bardhë.

Ukraina ka luftuar për të prodhur thëngjill prej fillimit të konfliktit në prill të vitit 2014, pasi separatistët prorusë kontrollojnë një rajon të madh, i cili është i pasur me këtë burim të energjisë.

XS
SM
MD
LG