Ndërlidhjet

SHBA: Scaramucci largohet nga pozita e drejtorit për komunikime


Anthony Scaramucci

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se drejtori i ri për komunikime, Anthony Scaramucci do largohet nga ky post, pas vetëm 10 ditëve prej kur është emëruar nga presidenti i Shteteve të Bashkura, Donald Trump.

Ky vendim, sipas Shtëpisë së Bardhë është bërë me qëllim që t’i mundësojë “fillim të ri”, shefit të ri të kabinetit, John Kelly.

"Scaramucci do largohet nga posti i drejtorit për komunikime në Shtëpinë e Bardhë”, ka thënë zëdhënësja, Sarah Sanders, përmes një deklarate.

Ndërkohë, presidenti Trump e ka vlerësuar shefin e ri të kabinetit John Kelly.

“Ai do ta bëjë një punë të shkëlqyer si shef i kabinetit, nuk kam dyshim“, ka thënë ndër të tjera presidenti Trump.

Ndonëse për periudhë të shkurtër kohore, deklaratat e Scaramuccit janë kritikuar nga pjesëtarët e tjerë të stafit të presidentit Trump.

XS
SM
MD
LG