Ndërlidhjet

Nju Jork: Identifikohet një viktimë e sulmeve të 11 shtatorit


Pamje të memorialit, i cili i është kushtuar viktimave nga sulmet e 11 shtatorit në Nju Jork

Sot janë identifikuar mbetjet e një viktime nga sulmi i 11 shtatorit të vitit 2001, në Nju Jork, pas gati 16 vitesh prej kur Al-Kaida kreu sulmin terrorist në Shtetet e Bashkuara.

Ky është identifikimi i parë i një viktime të 11 shtatorit, prej marsit të 2015-tës.

Ekzaminuesit mjekësor në Nju Jork, kanë thënë se emri i viktimës nuk është publikuar për shkak të kërkesës familjare.

Ata po ashtu kanë thënë se janë duke përdorur testet e ADN-së, gjatë përpjekjeve për të identifikuar viktimat tjera.

Sipas tyre 1,641 viktima janë identifikuar deri më tash, derisa autoritetet besojnë se avancimi i teknologjisë ka ndihmuar në përshpejtimin dhe lehtësimin e këtij procesi.

Nga sulmet terroriste të 11 shtatorit në SHBA, kanë vdekur afër 3,000 persona.

XS
SM
MD
LG