Ndërlidhjet

Indi: Pesë militantë janë vrarë në Kashmir


Një ushtar i Indisë në roje afër Linjës së Kontrollit, që e ndanë Kashmirin në dy pjesë
Një ushtar i Indisë në roje afër Linjës së Kontrollit, që e ndanë Kashmirin në dy pjesë

Zyrtarët e Indisë thonë se së paku pesë militantë të dyshuar janë vrarë nga forcat e sigurisë derisa përpiqeshin ta kalonin kufirin, për të hyrë në Kashmirin e administruar nga India.

Autoritetet thanë se ushtarët e Indisë dje i vërejtën militantët e dyshuar afër linjës së kontrollit, që e ndanë rajonin e kontestuar të Kashmirit në dy pjesë, njëra që administrohet nga Pakistani, e tjetra nga India.

India e akuzon Pakistanin se i strehon militantët, duke i ndihmuar ata për të kaluar matanë kufirit dhe për të kryer sulme në Kashmirin e administruar nga India.

Pakstani i ka hedhur poshtë akuzat, ndërsa militantët i përshkruan si luftëtarë për liri.

XS
SM
MD
LG