Ndërlidhjet

Tërmet afër pushimores turistike turke


Ilustrim
Ilustrim

Një tërmet me intensitet 5.3 shkallë e ka goditur rajonin e qytetit turisitik të Turqisë, Bodrum, në bregdetin e Mesdheut, ka njoftuar Vëzhgimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara.

Nuk ka pasur raporte të menjëhershme për lëndime të njerëzve.

Agjencia e Turqisë për emergjenca dhe shkatërrime tha se tërmeti ka ndodhur sot në orën 11 sipas kohës së Evropës së Mesme.

Bodrumi është destinacion i popullarizuar për pushim për turqit dhe turistët e jashtëm.

Ky është tërmeti i fundit që e ka goditur rajonin e Detit Egje këtë verë.

Muajin e kaluaar, nga një tërmet i fuqishëm në ishullin Kos të Greqisë, janë vrarë dy vetë, me ç’rast turistët ishin larguar nëpër rrugë, ndërsa shkatërrime ishin shkaktuar edhe në Bodrum të Turqisë.

Në qershor, një tërmet i fuqishëm me intensitet 6.3 shkallë e ka goditur bregdetin perëndimor të Turqisë dhe ishullin Lesbos në Greqi, me ç’rast u vra një person dhe u dridhën ndërtesat prej Izmirit të Turqisë e deri në Athinë të Greqisë.

XS
SM
MD
LG