Ndërlidhjet

Rusia ndjen "keqardhje" për dyshimet e SHBA-së, rreth paktit bërthamor


Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, e ka cilësuar për keqardhje faktin se administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, vazhdon të dyshojë në marrëveshjen nukleare të vitit 2015, që Irani ka me fuqitë botërore.

“Fatkeqësisht tani partnerët tanë amerikanë e vënë në pikëpyetje këtë marrëveshje”, ka thënë Lavrov gjatë një takimi me disa studentë.

“Në administratën e presidentit Trump, ata vazhdojnë t’i cilësojnë këto marrëveshje si të gabueshme, dhe është per keqardhje, që një marrëveshje e tillë e sukseshme të vihet në dyshim”, ka shtuar Lavrov.

Këto deklarata te ministrit Lavrov vijnë, pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka përsëritur edhe një herë se Irani nuk është “duke iu përmbajtur shpirtit” të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, duke e cilësuar atë si “marrëveshje të tmerrshme”.

Agjencitë për monitorimin e zbatimit të marrëveshjes, në kuadër të OKB-së dhe SHBA-së, kanë thënë se Irani ka respektuar marrëveshjen.

Mirëpo liderët amerikanë vazhdojnë ta akuzojnë këtë vend për “shkelje të shpirtit të marrëveshjes”, duke iu referuar lansimit të raketave balistike, me kapacitet për të bartur koka bërthamore.

XS
SM
MD
LG