Ndërlidhjet

Izraeli: Irani po ndërton fabrikë për prodhimin e raketave në Siri


Pamje të testimeve raketore nga Irani, foto nga arkivi
Pamje të testimeve raketore nga Irani, foto nga arkivi

Mediat izraelite janë duke raportuar se Irani është duke ndërtuar një fabrikë në veriperëndim të Sirisë për prodhimin e raketave me rreze të gjatë.

Në raport shihen fotografi nga sateliti, në të cilat shihet një vend në ndërtim e sipër në veripërendim të Sirisë, i cili mund të përdoret për prodhimin e armëve.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, kohën e fundit ka paralajmëruar se Irani është duke rritur prezencën e tij në Siri.

Netanyahu ka thënë gjatë një fjalimi javën e kaluar se Izraeli e kundërshton një hap të tillë të Iranit dhedo të bëjë gjithçka për të mbrojtur sigurinë e vendit të tij.

Irani nuk e ka komentuar zyrtarisht një gjë të tillë.

Në raportin e televizionit Kanali i Dytë i Izraelit, shihen pamje nga një satelit izraelit, të objektit i cili është duke u ndërtuar dhe ka ngjashmëri të madhe me një fabrikë të raketave në Teheran.

Shqetësimet ne rritje nga Izraeli rreth krijimit të një prezence ushtarake afatgjatë në Siri dhe Libi, janë vënë në dukje nga administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e cila ka thënë gjatë këtij viti, se nuk do të pranojë ndonjë marrëveshje paqësore në Siri, e cila i lejon Iranit, prezencë ushtarake në këtë vend.

Bazuar në raportet e mediumeve amerikane, thuhet se gjatë kësaj jave, zyrtarë zyrtarë të Intelegjencës së Izraelit do të diskutojnë me homologët amerikanë për situatën në Siri dhe Libi, në një vizite në Uashington.

XS
SM
MD
LG