Ndërlidhjet

Zbuluesi danez përballë akuzave për vrasjen e gazetares


Gazetarja daneze, Kim Wall.
Gazetarja daneze, Kim Wall.

Prokurorët në Danimarkë palajmëruan akuza për vrasje kundër zbuluesit danez, të dyshuar për vrasjen e një gazetareje suedeze në bordin e nëndetëses së tij.

Akuzat e reja pritet të ngrihen kur Peter Madsen të dalë para gjykatës në fillim të shtatorit.

Gazetarja Kim Wall, 30 vjeçe, nuk është parë prejse ka hyrë në nëndetësen e Madsenit më 10 gusht, për ta intervistuar atë për një artikull.

Të mërkurën, një trup pa kokë që është gjetur në ujërat e Danimarkës, është identifikuar si trupi i saj.

Madsen fillimisht u ka thënë autoriteteve se e ka hedhur Wallin në një ishull, por më pas ka thënë se ajo ka vdekur në një aksident në bord dhe se e ka hedhur trupin e saj në det.

Ai mohon se ka vrarë Wallin dhe fillimisht është akuzuar për vrasje nga pakujdesi.

Policia daneze beson se Madsen e ka fundosur qëllimisht nëndetësen e tij, disa orë pasi kanë nisur kërkimet për Wallin.

Wall është raportuar e zhdukur nga partneri i saj.

XS
SM
MD
LG