Ndërlidhjet

Fëmijët në Raka, “të torturuar” me vite


Raka, Siri

Fëmijët që ikin nga qyteti verior i Sirisë, Raka, i cili është nën kontrollin e grupit militant Shteti Islamik qysh në vitin 2014, janë torturuar me vite, tha organizata bamirëse Save the Children.

Grupi me seli në SHBA tha se fushata bombarduese ka rritur “ankthet” e fëmijëve në kryeqytetin e vetëshpallur të Shtetit Islamik.

“Fëmijët e Rakas mund të duken normalë nga jashtë, por nga brenda shumica vuajnë nga ato që kanë parë”, tha drejtorja e Save the Children, Sonia Khush.

“Ne rrezikojmë të dënojmë një brez fëmijësh me vuajtje të përjetshme, nëse gjendja e tyre mendore nuk trajtohet”, tha ajo.

Save the Children tha se mund të duhen dekada për këta fëmijë që t’i kapërcejnë vështirësitë psikologjike.

XS
SM
MD
LG