Ndërlidhjet

Pentagoni bëri të ditur se në Afganistan janë të vendosur 11,000 trupa amerikane – një numër shumë më i lartë se ai që është zbuluar më herët.

Zyrtarët thanë se shifra e re përfshin njësitet e përkohshme dhe të fshehta, si dhe forcat e rregullta.

Më herët është thënë se në Afganistan ndodhen 8,400 trupa amerikane.

Njoftimi i ri vjen në kohën kur Pentagoni po përgatitet të dërgojë edhe 4,000 trupa në Afganistan, për të ndihmuar luftën kundër talibanëve.

Rritja e numrit të trupave është pjesë e strategjisë së re për Afganistanin, të shpallur javën e kaluar nga presidenti amerikan, Donald Trump.

XS
SM
MD
LG