Ndërlidhjet

Qeveria në Baku hedh poshtë të ashtuquajturën "Lavanderi e Azerbajxhanit"


Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.
Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.

Qeveria e Azerbajxhanit ka hedhur poshtë një raport që konstaton se elita qeverisëse në Baku ka operuar me një fond sekret prej 2.9 miliardë dollarësh, për të paguar politikanët evropianë dhe për të bërë blerje luksoze.

Hetimi është kryer nga një konsorcium i gazetave evropiane dhe është publikuar nga Projekti për Raportimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Sipas raportit, paratë dyshohet se janë kanalizuar përmes katër kompanive me seli në Britaninë e Madhe.

Politikanët evropianë thuhet se janë paguar për të marrë qëndrim të favorshëm ndaj Qeverisë azerbajxhanase.

Nuk dihet nëse të gjithë përfituesit kanë qenë në dijeni për burimin e parave, thuhet në raport.

Fondi sekret, i koduar si Lavanderia e Azerbajxhanit, ka ekzistuar për dy vjet, deri në vitin 2014.

Origjina e parave nuk është e qartë, por “ka prova të mjaftueshme që tregojnë lidhjen e tyre me familjen e presidentit azerbajxhanas, Ilham Aliyev”, thuhet në raport.

"As presidenti, as anëtarët e familjes së tij nuk kanë asnjë lidhje me akuzat e përfshira në raportin e Projektit për Raportimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ", tha përmes një deklarate Zyra e Presidentit të Azerbajxhanit.

XS
SM
MD
LG