Ndërlidhjet

Refuzohet kërkesa e Hungarisë dhe Sllovakisë për kuotat e migrantëve


Pamje e hyrjes në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë
Pamje e hyrjes në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë

Gjykata Evropiane e Drejtësisë (GJED) e ka refuzuar “në tërësi” rastin e paraqitur nga Sllovakia dhe Hungaria, me të cilin kundërshtohen kuotat e detyrueshme të Bashkimit Evropian, për rivendosjen e azilkërkuesve.

Gjykata ka marrë vendim sot se mekanizmi i rivendosjes së BE-së “aktualisht i kontribuon ndihmës për Greqinë dhe Italinë, për tu marrë me ndikimin e krizës së migrantëve në vitin 2015 dhe është proporcionale”.

Ministri i jasahtëm i Hungarisë , Peter Szijjarto, e ka përshkruar vendimin e gjykatës së “krejtësisht të papranueshëm”.

Hungaria dhe Sllovakia argumentojnë se programi i vitit 2015, i cili kërkon që secili shtet i BE-së ta marrë një numër të caktuar të migrantëve, është joligjor.

Rrjedhimisht ata kishin kërkuar anulim të kuotave.

Deri tash sipas këtij programi, vetëm 20 mijë migrantë janë rivendosur në vendet e tjera të BE-së nga Greqia dhe Italia.

XS
SM
MD
LG