Ndërlidhjet

Uragani Irma zbarkon me erëra prej 295 km në orë


Ilustrim

Uragani i fuqishëm Irma ka zbarkuar në ishujt Karaibe, ndërsa stuhia mund të godasë edhe Kubën dhe shtetin amerikan të Floridës, thonë zyrtarët amerikanë.

Uragani ka arritur kategorinë e pestë, që është niveli më i lartë i mundshëm.

Irma vjen derisa Teksasi i SHBA-së po rimëkëmbet nga uragani Harvey, i cili ka goditur dhjetë ditë më parë.

Të mërkurën, Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA-së ka miratuar ndihmën prej 7.9 miliardë dollarësh për viktimat e Harvey-t.

Kjo ndihmë duhet të miratohet edhe në Senat, përpara se të nënshkruhet nga presidenti Donald Trump.

Irma, ndërkohë, ka goditur disa ishuj të vegjël në Karaibe dhe pritet të jetë më e fuqishme se Harvey, i cili në kulmin e tij ka qenë i kategorsië 4.

Irma, me erëra prej 295 kilometrash në orë, është njëri prej uraganeve më të fuqishme të regjistruar në Atlantik.

XS
SM
MD
LG