Ndërlidhjet

Policia franceze gjen eksplozivë në një apartament jashtë Parisit


Foto arkivi
Foto arkivi

Eksplozivë, si ata që janë përdorur më parë nga ekstremistët islamikë, janë gjetur në një apartament jashtë Parisit.

Zyrtarët francezë thanë se eksplozivët mund të ishin planifikuar për sulme të mundshme.

Ata thanë se kanë gjetur triperoksid triaceton, i njohur si TATP, dhe se kanë arrestuar dy të dyshuar.

TATP është përdorur nga grupi ekstremist Shteti Islamik, i cili ka organizuar ose frymëzuar disa sulme terroriste në Francë, në vitet e fundit.

Ministri i Brendshëm i Francës, Gerard Collomb, tha se bastisja e apartamentit është bërë pasi një riparues që ka punuar në ndërtesë, ka vërejtur prodhime të dyshimta dhe ka lajmëruar policinë.

XS
SM
MD
LG