Ndërlidhjet

Dobësim i uraganit Irma derisa po lëvizë nga Kuba për në Floridë


Një grua duke ecur nëpër shi derisa uragani Irma i kishte goditur Karaibet
Një grua duke ecur nëpër shi derisa uragani Irma i kishte goditur Karaibet

Uragani Irma është dobësuar sot dhe është kthyer në kategorinë 4, pasi e ka humbur fuqinë në rrugën e vet prej Kubës për në Floridë të Shteteve të Bashkuara.

Sot herët në mëngjes, Irma ka lëvizur përgjatë Arkipelagut Kamagej, me shpejtësi të erës prej 250 kilometrave në orë, ka njoftuar Qendra Kombëtare e Shteteve të Bashkuara për Uragane.

Irma ishte ndërmjet kategorisë 4 dhe 5, që zakonisht është klasifikimi për stuhitë më të fuqishme.

Nga ky uragan në Karaibe janë vrarë së paku 20 vetë.

Guvernatori i Floridës, Rick Scott, ka kërkuar nga banorët në pjesën jugore të Floridës, që t’i respektojnë urdhërat për evakuim, derisa uragani Irma po u afrohet brigjeve të këtij shteti.

Afro 5.6 milionë njerëzve në Floridë u është tërhequr vërejtja që të largohen nga shtëpitë e tyre.

Parashikohet se kjo stuhi do të arrijë afër Floridës nesër në mëngjes.

XS
SM
MD
LG