Ndërlidhjet

Korea e Veriut përballet me sanksione më të forta nga Kombet e Bashkuara


Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ka votuar sanksione më të forta ndaj Koresë së Veriut, pasi kjo e fundit kishte kryer testimin e gjashtë nuklearë.

Rezoluta e nëntë e sanksioneve u miratua unanimisht nga 15 anëtarët e këshillit.

Për të marrë pëlqimin e Rusisë dhe Kinës, të cilat fillimisht kishin ngurruar që Koresë së Veriut t’i imponohen sanksione të reja, diplomatët e Kombeve të Bashkuara u kanë thënë agjencive të lajmeve se SHBA-të, kanë hedhur poshtë propozimin e tyre të mëparshëm për embargo të plotë të naftës, dhe bllokim të aseteve ndaj liderit korean, Kim Jong Un.

SHBA-të po ashtu kanë vendosur të bëjnë thirrje për zgjidhje “paqësore, diplomatike dhe politike” të gjendjes në gadishullin Korean.

Eksporti i tekstilit, është eksporti i dytë më i madh në Korenë Veriore, pas qymyrit dhe mineraleve tjera dhe si pasojë e sanksioneve, gati 80 përqind e këtij eksportit ka kaluar në Kinë, thuhet në të dhënat e Agjencisë koreane për promovimin e investimeve.

Pasi që Koresë së Veriut nuk i’u ndalua krejtësisht eksporti i naftës, rezoluta imponon shkurtim të eksportit aktual për naftën e papërpunuar, dhe shkurtim për produktet e naftës së rafinuar, prej 2 milionësh fuqi në vit.

Krahas sanksioneve, Këshilli i Sigurimit ka lënë hapësirë edhe për dialog dhe diskutim me Korenë Veriore.

XS
SM
MD
LG