Ndërlidhjet

Fitore e pjesërishme e Trumpit në Gjykatën Supreme


Pamje e Gjykatës Supreme të Shteteve të Bashkuara

Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara dje ka vendosur që presidenti, Donald Trump, mund ta zbatojë ndalesën e tij të përkohshme për refugjatët që hyjnë në Amerikë.

Gjyqtarët e pranuan kërkesën e Departamentit të drejtësisë për ta bllokuar një vendim gjyqësor të apelit federal, për të cilën departamenti tha se lejon 24 mijë refugjatë shtesë, që të hyjnë në Shtetet e Bashkuara.

Kështu, vendimi i Gjykatës Supreme paraqet një fitore të pjesërishme për presidentin, Donald Trump, derisa kjo gjykatë përgatitet për dëgjimin më 10 tetor për kushtetutshmërinë e urdhrit ekzekutiv të përkohshëm të Trumpit, me të cilin u ndalohet hyrja refugjatëve dhe udhëtarëve nga gjashtë vende me popullatë shumicë myslimane.

XS
SM
MD
LG