Ndërlidhjet

Suu Kyi nuk do të marrë pjesë në mbedhjen e Kombeve të Bashkuara


Liderja birmaneze, Aung San Suu Kyi

Liderja birmaneze, Aung San Suu Kyi, do të mungojë në mbledhjen e radhës së Asamblesë gjenerale të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, pas kritikave që ka pranuar laureatja e Çmimit Nobel për Paqe dhe qeveria e saj rreth trajtimit të minoritetit Rohingya.

Zëdhënësi, Zaw Htay ka thënë se, Suu Kyi do të qëndrojë në Birmani, i njohur si Mianmar, që të merret me dhunën në shtetin Rakhine, i cili fajësohet për “ sulme terroriste”.

Ai tha se, nënkryetari i dytë, Henry Van Tio do të marrë pjesë në mbledhjen e Kombeve të Bashkuara, që do të mbahet më 19-25 shtator.

XS
SM
MD
LG