Ndërlidhjet

Së paku tetë të vdekur nga stuhia në Rumani


Timisoara, Rumani
Timisoara, Rumani

Së paku tetë njerëz kanë vdekur dhe 67 janë plagosur nga stuhia në pjesën perëndimore të Rumanisë.

Shumica e viktimave janë regjistruar në dhe përreth qytetit Timisoara, ku erërat deri në 100 kilometra në orë kanë rrëzuar drunjtë dhe kanë shkatërruar çatitë.

“Nuk kemi qenë të paralajmëruar për këtë. Raporti për motin parashihte vetëm shi”, tha kryetari i bashkisë së Timisoaras, Nikolae Robu.

Erërat kanë bërë dëme edhe në pjesë të Serbisë dhe Kroacisë, raportuan zyrtarët.

XS
SM
MD
LG