Ndërlidhjet

Thaçi do të takojë Trumpin në Nju Jork


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të takojë presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

"Me ftesë të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, dhe Zonjës së Parë, Melania Trump, në margjinat e Asamblesë, presidenti Thaçi dhe Zonja e Parë e Kosovës do të priten nga çifti presidencial Trump", thuhet në njoftimin që ka lëshuar Zyra e Presidentit të Kosovës.

I njëjti bën të ditur se presidenti Thaçi, gjatë vizitës pesëditëshe në Nju Jork, do të zhvillojë takime dypalëshe me udhëheqës të shteteve dhe të organizatave të ndryshme ndërkombëtare.

Ne delegacionin e Kosovës është edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli.

XS
SM
MD
LG