Ndërlidhjet

McAllister: BE s'do të detyrojë as Kosovën, as Serbinë për formimin e Asociacionit


Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, David McAllister.
Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, David McAllister.

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, David McAllister, tha se negociatat për anëtarësimin e Serbisë në BE kërkojnë lëvizje të vazhdueshme drejt marrëdhënieve më të mira me Kosovën.

"Normalizimi i marrëdhënieve duhet të shkojë në dobi të qytetarëve të Serbisë dhe Kosovës dhe është thelbësor për ruajtjen e paqes dhe të stabilitetit në rajon", tha McAllister për gazetën serbe Kurir, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

I pyetur nëse BE do t'i bëjë presion Prishtinës për të formuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe, McAllister tha se "BE nuk do ta detyrojë as Serbinë, as Kosovën që të ndërmarrin nismën".

"Beogradi dhe Prishtina flasin për marrëdhëniet e ardhshme, ndërsa BE i ndërmjetëson. Normalizimi i qëndrueshëm i marrëdhënieve nuk do të arrihet kurrë me dhunë, por me pajtimin e të dyja palëve", tha McAllister.

Ai po ashtu përshëndeti, siç tha, nismën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të nisur dialog të brendshëm për Kosovën.

XS
SM
MD
LG