Ndërlidhjet

Mundësi për rinegocim të programit bërthamor me Iranin


Foto nga arkivi, presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe presidenti francez, Emmanuel Macron.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, gjatë bisedimeve me homologët e tij amerikan dhe iranian, ka ngritur mundësinë e rinegocimit të marrëveshjes bërthamore me Iranin, raportojnë zyrtarët francezë.

Mundësia e shqyrtimit të kësaj marrëveshje u ngrit nga takimet e veçanta të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe presidentit iranian, Hassan Rohani, gjatë takimeve në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian tha se Macron u përpoq të bindte Trump-in, i cili kishte kërcënuar vazhdimisht se do e braktiste marrëveshjen, që mos të bëj një gjë të tillë.

Franca është një nga gjashtë fuqitë botërore që janë pjesë e marrëveshjes, e cila kufizon aktivitetet bërthamore të Iranit, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare ndaj këtij Iranit.

Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kina, Gjermania dhe Britania janë po ashtu pjesë e marrëveshjes.

XS
SM
MD
LG