Ndërlidhjet

Përgjohet ish-udhëheqësi i fushatës së Trump-it


Ish- udhëheqësi i kampanjës presidenciale te Donald Trump-it, Paul Manafort.

Mediat amerikane po raportojnë se nën urdhërat e një gjykate sekrete, hetuesit federalë kanë përgjuar ish- udhëheqësin e fushatës së presidentit, Donald Trump, Paul Manafort.

Gazeta, New York Times, ka cituar dy persona të kenë thënë se agjentët e SHBA-së e kanë njoftuar Manafort se po planifikojnë ta padisin atë, derisa po e bastisnin shtëpinë e tij në shtetin e Virgjinias.

CNN, duke cituar burime anonime, ka raportuar se hetuesit kishin urdhër sekret për të përgjuar Manafort-in, para dhe pas fushatës presidenciale të vitit 2016.

Manafort dhe avokatët e tij nuk kanë reaguar ndaj raportimeve.

Manafort u bë udhëheqës i fushatës së presidentit amerikan, Donald Trump, në qershor të 2016-tës, ndërsa u detyrua të jepte dorëheqje pas dy muajve, pas raporteve se biznesi i tij kishte lidhje me partinë e presidentit ukrainas të mbështetur nga Rusia, Viktor Yanukovich.

XS
SM
MD
LG