Ndërlidhjet

Nieto: Meksika e ndanë dhimbjen me ata që i humbën anëtarët e familjes


Qindra të vdekur nga tërmeti në Meksikë
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:19 0:00

Nga tërmeti i fuqishëm që ka goditur pjesën qendrore të Meksikës janë vrarë të paktën 216 persona, kanë njoftuar autoritetet.

Numri i mëhershëm i të vdekurve prej 230 vetëve, tash është zvogëluar në 216 persona të vdekur, ka njoftuar Agjencia e mbrojtjes civile e këtij vendi.

Për pjesën më e madhe të të vdekurve është raportuar në kryeqytetin Meksiko Siti dhe hapësirat në lindje dhe jug të kryeqytetit, ku dje ka goditur tërmetit me intensitet 7.1 shkallë.

Presidenti i Meksikës, Enrique Pena Niento, u ka shprehur ngushëllime të gjithë atyre që i kanë humbur të afërmit e tyre.

Për fat të keq, një numër i njerëzve i kanë humbur jetët e tyre, përfshirë djem dhe vajza në shkolla, në ndërtesa publike dhe pasuri private. Dëshiroj tu shpreh ngushëllimet e mia për ata që kanë humbur anëtarë të familjes dhe të dashurit e tyre. Meksika e ndanë dhimbjen me ju. Në këtë moment, 40% e Meksiko Sitit dhe 60 % e shtetit Morelos janë pa rrymë elektrike”, tha presidenti Enrique Pena Niento.

Presidenti meksikan deklarohet pas tërmetit të fuqishëm
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:02:18 0:00

Ai tha se më se 20 fëmijë dhe dy të rritur janë gjetur të vdekur nën gërmadha e një shkolle, ndërsa 30 fëmijë të tjerë dhe tetë të rritur ende konsiderohen të zhdukur.

Nga tërmeti janë shkatërruar ndërtesat në Meksiko Siti me 20 milionë banorë, me ç’rast është shkaktuar panik, meqë ky tërmet u bë në 32 vjetorin e dridhjes shkatërruese të vitit 1985, nga i cili ishin vrarë më se 10 mijë njerëz.

Tërmet në Meksikë- pamje nga droni
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:18 0:00

Kjo dridhje ndodhi vetëm disa ditë, pasi më 7 shtator, nga një tërmet me intensitet 8.1 shkallë janë vrarë 98 njerëz.

XS
SM
MD
LG