Ndërlidhjet

Tillerson: Duhet të ketë ndryshime në marrëveshjen me Iranin


Rex Tillerson

Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, i tha mbrëmë vonë rrjetit, Fox News, se janë të nevojshme ndryshime në marrëveshjen atomike të vitit 2015 me Iranin, para se administrata e presidentit, Donald Trump, do të pajtohej ta mbështeste atë.

Zoti Tillerson theksoi se administrata veçanërisht është e shqetësuar për nenet, të cilat lejojnë që kufizimet për aktivitetet atomike iraniane, siç janë pasurimi i uraniumit, në këmbim për tërheqje të sanksioneve, të skadojnë në vitin 2025.

Tillerson ka vlerësuar se këto nene paraqesin “mungesën më të dukshme”.

Mëtutje, ai ka vlerësuar se Shtetet e Bashkuara do të synojnë ndihmë nga aleatët në Evropë, të cilët e kanë nënshkruar marrëveshjen, duke u përpjekur për ta bindur Iranin për rihapje të negociatave lidhur me shqyrtimin e këtyre dispozitave.

XS
SM
MD
LG