Ndërlidhjet

Vazhdojnë kërkimet për të mbijetuarit e tërmetit në Meksikë


Pamje nga tërmeti në Meksikë
Pamje nga tërmeti në Meksikë

Forcat e shpëtimin po kërkojnë të mbijetuarit nga tërmeti i fuqishëm në Meksiko Citi, që vrau më shumë se 200 persona.

Zjarrfikësit, policia, ushtarët dhe vullnetarët ende po kërkojnë në rrënojat e 40 ndërtesave që janë shkatërruar në kryeqytetin Meksikan.

Kryetari i Meksiko City-t, Miguel Ancer Mancera, ka thënë se “ Po vazhdojmë të kërkojmë për njerëz”, derisa 40 persona janë gjetur të gjallë në rrënojat e dy ndërtesave, raporton AFP.

Shumë njerëz kanë kaluar natën në sheshe, tenda në pamundësi për tu kthyer në shtëpitë e tyre.

Tërmeti me intensitet prej 7.1 shkallës ka goditur Meksikën në përvjetorin e tërmetit të madh që pati lënë mijëra të vdekur.

XS
SM
MD
LG