Ndërlidhjet

Arrestohen protestuesit katalunas në Spanjë


Foto nga arkivi - Ilustrim

Mijëra protestues janë mbledhur para gjykatë së Katalunisë, në Barcelonë, për të kërkuar lirimin e disa të arrestuarve në lidhje me votimin për pavarësi të Katalunisë, të cilin autoritetet spanjolle e cilësojnë si ilegal.

Protestuesit u janë përgjigjur thirrjes së një grupi civil, pro pavarësisë, për të protestuar kundër policisë.

Me urdhër të gjykatës, policia spanjolle ka konfiskuar 10 mijë fletëvotime dhe ka arrestuar së paku 12 persona, shumica katalunas, të cilët dyshohen se kanë udhëhequr referendumin.

Këto përbëjnë arrestimet e para që kur ka filluar kampanja për pavarësi të Katalunisë, në fillim të vitit 2011.

Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy, ka paralajmëruar liderët katalunas, se do u shkaktojë “ dëme më të mëdha” nëse nuk e tërheqin votën e tyre.

Katalunia përfaqëson një të pestën e ekonomisë së Spanjës dhe gëzon vetëqeverisje, mirëpo disa fusha kyqe, siç janë infrastruktura dhe taksat janë në duar të autoriteteve qendrore.

XS
SM
MD
LG