Aspiratat e vendeve që synojnë anëtarësim në BE, Gjeorgjia, Moldavia dhe Ukraina, priten të jetë përmbajtja kryesore e samitit ,Partnershipi i Lindjes ( EaP), që do të mbahet në Bruksel, thuhet në një draft deklaratë, raporton Radio Evropa e Lirë.
Burimet nga Radio Evropa e Lirë, thonë se verzioni i draft deklaratës ka të bëjë me marrëdhënien në mes të këtyre shteteve dhe Bashkimit Evropian.
Dokumenti me titull “ Elementet e deklaratës së përbashkët të samitit EaP”, deri më tani është diskutuar në mes të diplomatëve të niveleve të ulëta nga 28 shtetet anëtare të BE-së, ndërsa pritet që kjo të kaloj në nivel ambasadorësh.