Ndërlidhjet

SHBA zgjeron ndalesën e udhëtimit


Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Shtetet e Bashkuara kanë zgjeruar ndalimin e udhëtimit edhe për shtetasit e Koresë Veriore, Venezuelës dhe Çadit.

Shtëpia e Bardhë tha se kufizimet pasojnë rishikimin e informacioneve nga qeveritë e huaja.

"Amerika e sigurt është prioriteti im numër një. Nuk do t'i pranojmë në vendin tonë ata që nuk mund t'i kontrollojmë", tha presidenti amerikan, Donald Trump.

Kufizimet për Venezuelën aplikohen vetëm për zyrtarët qeveritarë dhe familjarët e tyre.

Tre vendet e reja u bashkohen Iranit, Libisë, Sirisë, Jemenit dhe Somalisë, që po ashtu kanë kufizime udhëtimi në SHBA.

Dekreti i ri, ndërkaq, ka hequr Sudanin nga kufizimi i udhëtimit.

XS
SM
MD
LG