Ndërlidhjet

Ka filluar numërimi i votave në Kurdistan


Foto nga arkivi
Foto nga arkivi

Ka filluar numërimi i votave të referendumit për paravrësi në rajonin autonom të Kurdistanit, në Irak, pasi një numër i madh i kurdistanëve kishin hedhur votën e tyre.

Në zgjedhje kanë dalur 72 përqind e njerëzve, apo 4.58 milion persona të regjistruar kanë hedhur votat e tyre sipas komisionit të zgjedhjeve.

Referendumi në këtë rajon është mbajtur, pavarësisht paralajmërimeve nga Kombet e Bashkuara, SHBA-ja, Turqia dhe Irani, që vota mund të tensionojë gjendjen në rajon.

Pas raportimit të agjencisë gjermane të lajmeve dpa që shumica e votave përkrahin pavarësinë, kryeministri irakian, Haidar al- A badi ka thënë se nuk do të flasë me liderët kurd për atë që ai e quajti referendum “ jo kushtetues”.

Bagdadi ka paralajmëruar se do të luftojë për të ruajtur unitetin e Irakut, duke përfshirë edhe ndalimin e naftës në rajonin verior të Kurdistanit.

XS
SM
MD
LG