Ndërlidhjet

Rusia ka kryer provë të raketës ndërkontinentale balistike


Pamje nga lansimi i mëparshëm i një rakete të Rusisë
Pamje nga lansimi i mëparshëm i një rakete të Rusisë

Ministria e mbrojtjes e Rusisë ka njoftuar se ka kryer provë të një rakete balistike ndërkontinentale, në kuadër të ushtrimeve të gjëra, në të cilat janë të përfshira forcate raketore të këtij vendi.

Kjo ministri, në kumtesën e djeshme, tha se raketa e tipit, Topol, është lansuar nga baza për testim, Kasputin Yar, në pjesën jugore të Rusisë dhe e ka goditur cakun në një largësi tjetër në Kazakistanin fqinj.

Ministria e mbrojtjes e Rusisë ka shpjeguar se ky test kishte për qëllim zhvillimin e teknologjive të reja në avancimin e mbrojtes raketore.

Kjo provë u bë pothuajse një javë pasi Rusia i ka kryer ushtrimet më të mëdha ushtarake prej Luftës së Ftohtë, me pjesëmarrjen e dhjetëra mijëra ushtarëve të vendosur në Bjellorusi dhe afër kufijve të tri vendeve baltike, që janë anëtare të NATO-s.

XS
SM
MD
LG