Ndërlidhjet

Muiznieks: Po shkelen të drejtat e njeriut në Çeçeni dhe Krime


Komisioneri për të drejtat e njeriut në Këshillin Evropian, Nils Muiznieks.
Komisioneri për të drejtat e njeriut në Këshillin Evropian, Nils Muiznieks.

Shefi për të drejtat e njeriut në Këshillin Evropian, Nils Muiznieks, ka kritikuar Moskën për mungesë bashkëpunimi rreth raportimeve për abuzim të drejtave të njeriut në Çeçeni dhe në zonën e okupuar ruse të Krimesë.

Ai ka thënë se “ka shumë punë për të bërë” në Rusi.

“Rusia është vendi i vetëm që nuk ka bashkëpunuar me zyrën time në vitet e fundit, të gjitha vendet tjera kanë bashkëpunuar” ka thënë Muiznieks, komisionieri për të drejtat e njeriut në Këshillin e Evropës.

Muiznieks, i’u referua raporteve në muajt e fundit që pretendojnë se në Çeçeni janë abuzuar, torturuar dhe vrarë burra të komunitetit gej, si “shumë shumë, shqetësuese”.

“Në Çeçeni nuk po persekutohen vetëm lezbiket dhe gejët, por edhe mbrojtësit e të drejtave të njëriut, gazetarët dhe të tjerët” ka thënë ai.

XS
SM
MD
LG