Ndërlidhjet

Putin në Ankara, takim me Erdoganin


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të takojë sot në Ankara homologun turk, Recep Tayyip Erdogan, për bisedime që do të prekin çështjen e Sirisë dhe të Irakut.

Zyra e Erdoganit tha se dy liderët “do të diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe, ashtu si edhe çështjet rajonale dhe ndërkombëtare”.

Turqia e ka dënuar referendumin e kurdëve të Irakut për pavarësi, që është mbajtur këtë javë, ndërsa liderin kurd, Masud Barzani, e ka akuzuar për “tradhti”.

Kremlini nuk e ka dënuar në mënyrë eksplicite votimin, por ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së integritetit territorial të Irakut.

Në Siri, ndërkaq, Moska dhe Ankaraja mbështesin palë të kundërta të konfliktit. Rusia mbështet forcat e presidentit sirian, Bashar al-Assad, ndërsa Turqia grupe të ndryshme rebele që e kundërshtojnë sundimin e Assadit.

XS
SM
MD
LG