Ndërlidhjet

Vdiq themeluesi i revistës Playboy


Hugh Hefner me gruan e tij, Crystal Harris.

Hugh Hefner, themelues i revistës ndërkombëtare për të rritur Playboy, ka vdekur në moshën 91-vjeçare.

Playboy Enterprises tha se ai vdiq në shtëpinë e tij, nga shkaqe natyrore.

Hefner ka nisur publikimin e Playboy-t në vitin 1953.

Me ikonën e Hollivudit, Marilyn Monroe, si modele të parë, revista është bërë menjëherë hit.

Në kulmin e saj, ajo është shitur në shtatë milionë kopje në muaj.

Në tetor të vitit 2015, revista ka ndaluar publikimin e fotografive të grave nudo.

XS
SM
MD
LG