Ndërlidhjet

Vritet një person nga një sulm me thikë në Francë


Foto nga arkivi
Foto nga arkivi

Një person i armatosur me thikë ka vrarë së paku një person në stacionin e trenit në jug të Francës, në qytetin e Marseilles, thonë zyrtarët.

Prokurori, Xvier Tarabeux ka thënë se sulmuesi ishte qelluar nga ushtarët në stacionin Shën Çarls.

Disa raportime thonë se dy persona ishin vrarë përpara se të vritej sulmuesi.

Ministri i brendshëm, Gerard Colombo, ka thënë në tëitter se ai ishte nisur për në Marseilles pasi këtij sulmi.

Franca është në gjendje emergjente që nga viti 2015, kur një sulm në Paris la të vdekur 130 persona.

Qeveria ka vendosur në qytet rreth 7000 trupa për të kontrolluar zonat e rrezikuara, vendet turistike dhe objekte fetare.

XS
SM
MD
LG