Ndërlidhjet

Dy të vdekur dhe dhjetëra të plagosur pas të shtënave në Las Vegas


Las Vegas
Las Vegas

Autoritetet në Las Vegas ka njoftuar se dy persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur, pas të shtënave në një festival të muzikës country në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara.

Njëri prej të dyshuarve, sipas policisë është vrarë.

Zëdhënësja e Qendrës Mjekësore Universitare, Danita Cohen ka thënë se 26 persona janë shtrirë në spital pas të shtënave.

Kaos pas të shtënave në Las Vegas
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:00:59 0:00

Dhjetëra makina të policisë dolën në vendin e ngjarjes, pasi autoritetet kanë pranuar raporte se një person po hapte zjarr në festivalin Harvest.

Autoritetet kanë mbyllur për qarkullim disa pjesë në Las Vegas.

Si pasojë e këtij incidenti, disa fluturime janë anuluar në Aeroportin Ndërkombëtar McCarren.

Dëshmitarët kanë thënë se këngëtari Jason Aldean ka qenë duke performuar kur kanë filluar të shtënat.

Në rrjetin social Twitter ka pasur postime se më shumë se një person ka qenë i përfshirë në këtë incident.

XS
SM
MD
LG