Ndërlidhjet

Telekomi rus i jep qasje në internet Koresë së Veriut


Ilustrim

Një grup hulumtuesish nga Shtetet e Bashkuara, të vendosur në Korenë Veriore, kanë thënë se një kompani interneti ruse, po i ofron lidhje alternative të internetit Phenjanit.

Lidhja e re zbulohet pasi SHBA-ja vazhdimisht po bën përpjekje për të ndaluar lidhjen e Koresë së Veriut me botën, për shkak të shqetësimeve rreth programit nuklear dhe raketor.

Lidhja e parë e internetit të Koresë Veriore kalon nga aleati i saj më i afërt, Kina.

Kjo i ka dhënë Koresë së Veriut qasje në informata, po ashtu kjo lidhje i ka thënë hapësirë për spiunazh dhe luftë kibernetike.

Në vitin 2014, inteligjena amerikane, pati fajësuar hakerët e Koresë Veriore, për vjedhje kibernetike ndaj kompanisë së filmit, Sony Pictures.

XS
SM
MD
LG