Ndërlidhjet

Rusi: Së paku 17 të vrarë nga përplasja e një autobusi në tren


Ilustrim
Ilustrim

Zyrtarët rusë thonë se të paktën 17 persona kanë humbur jetën pasi një tren u përplas me një autobus në një kalim hekurudhor në lindje të Moskës.

Një zëdhënës i hetuesit rajonal raportoi për 17 persona të vrarë në aksident, vetëm 100 kilometra larg nga kryeqyteti rus, në stacionin e trenit në qytetin Vladimir.

Agjencia shtetërore e lajmeve RIA Novosti, citoi një zhëdhënës të zyrës së guvernatorit të Vladimirit të ketë thënë se autobusi transportonte “banorë të Uzbekistanit”, një shtet tjetër fqinj i Kazakistanit.

Autobusi, ishte me targa nga ish-republika sovjetike, Kazakistani, siç raportuan agjencitë ruse të lajmeve, dhe u përpoq të kalonte hekurudhën në dritën e kuqe.

XS
SM
MD
LG