Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Trump: Irani nuk po i përmbahet marrëveshjes bërthamore


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se Irani nuk po e përmbushë marrëveshjen bërthamore me fuqitë botërore, një vlerësim që pasoi nga raportimet e mediave botërore se Trump po synon të deçertifikojë marrëveshjen e vitit 2015.

Trump e bëri këtë deklaratë gjatë një takimi me krerët ushtarakë në Shtëpinë e Bardhë, vetëm 10 ditë përpara afatit për të vendosur nëse do të vërtetonte se Irani është në përputhje me marrëveshjen.

“Ne nuk duhet të lejojnë Iranin... të ketë armë bërthamore”, tha ai.

Ai shtoi se “regjimi i Iranit mbështet terrorizmin dhe shpërndanë dhunë, gjakderdhje dhe kaos në gjithë Lindjen e Mesme. Prandaj ne duhet t’i japim fund agresionit të vazhdueshëm të Iranit dhe ambicieve bërthamore. Ata nuk i janë përmbajtur marrëveshjes së tyre”.

Trump-i në vazhdimësi e ka kritikuar marrëveshjen e nënshkruar nga Barack Obama. Ai pati thënë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombëve të Bashkuara se kjo është “ një nga marrëveshjet më të kqija dhe të njëanshme që ka pasur ndonjëherë SHBA-ja”.

XS
SM
MD
LG