Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Futboll: Kosova dhe Shqipëria pësuan disfata


Sipmatizuesit e Kosovës para ndeshjes me Kroacinë në Shkodër, më 6 tetor të vitit të kaluar

Kombëtarja e Kosovës në futboll mbrëmë ka pësuar disfatë në ndeshjen me Ukrainën me rezultat 0:2, në takimin e Grupit I të kualifikimeve për Kampionatin Botëror, që zhvillohet vitin e ardhshëm në Rusi.

Ndeshja u zhvillua në Shkodër të Shqipërisë pasi Kosova ende nuk e ka asnjë stadium që i plotëson kushtet për takimet kualifikuese të nivelit të këtillë.

Në këtë grup aktuliasht kryeson Islanda, e cila të hënën takohet me Kosovën dhe konsiderohet se është favorite për ta fituar ndeshjen dhe për tu kualifikuar për pjesën përfundimtare të Kampionatit Botëror.

Kosova është e 6-ta, e fundit, në Grupin I, me vetëm një pikë të fituar prej 9 dueleve.

Në takimin e Grupit G kualifikues, Spanja mbrëmë triumfoi kundër Shqipërisë me rezultat 3:0, në ndeshjen e zhvilluar në Alikante. Me këtë fitore, Spanja u kualifikua për pjesën finale të Kampionatit Botëror që zhvilloht në Rusi, në vitin 2018.

Shqipëria aktualisht është e treta në këtë grup.

XS
SM
MD
LG