Ndërlidhjet

Strategjia e Trumpit për sanksione ndaj Iranit, e pasigurt në Kongres


Presidenti amerikan, Donald Trump.
Presidenti amerikan, Donald Trump.

Thirrja e presidentit amerikan, Donald Trump për legjislacionin që synon forcimin e marrëveshjes bërthamore me Iranin, përballet me një të ardhme të pasigurt në Kongres.

“Unë po e drejtoj administratën time për të bashkëpunuar ngushtë me Kongresin dhe aleatët tanë për të adresuar mangësitë e marrëveshjes, në mënyrë që regjimi i Iranit të mos kërcënojë botën me armë bërthamore”, tha Trump.

Kryetari i Komitetit të marrëdhënieve të Jashtme në Senat, Bob Corker dhe kolegu i tij republikan, Tom Cotton, pas fjalimit të Trumpit ofruan një skicë të legjislacionit që ata thanë se do t’i zgjidhte mangësitë e marrëveshjes bërthamore.

Sipas një përmbledhjeje, ky legjislacion do të rivendosë sanksionet bërthamore kundër Iranit.

Trump po përballet me kundërshtime nga partia e tij republikane. Senatori, Marco Rubio, tha se ai ka “dyshime” rreth strategjisë së Trump-it dhe do të donte që presidenti të braktiste këtë marrëveshje.

Në anën tjetër, shumica e demokratëve në Kongres, po ashtu e kanë kundërshtuar strategjinë e Trump-it.

XS
SM
MD
LG