Ndërlidhjet

Deklarata “të dobëta” të BE-së rreth të drejtave të njeriut në Taxhikistan


 Toivo Klaar, Udhëheqësi i departamentit për Azi qendrore, për të drejtat e njeriut në Bashkimin Evropian.
Toivo Klaar, Udhëheqësi i departamentit për Azi qendrore, për të drejtat e njeriut në Bashkimin Evropian.

Një delegacion i Bashkimit Evropian ka gjetur “mangësi” në të drejtat e njeriut në Taxhikistan, ndonëse është shënuar “progress” në disa fusha, thuhet në deklaratën e BE-së.

Delegacioni i udhëhequr nga Toivo Klaar, është takuar me Abdujabbor Sattorzoda, shef i departamentit për të drejtat e njerit, në kryeqytetin e Taxhikistanit, Dushanbe.

Sipas deklaratës. të dyja palët në takim janë pajtuar se Taxhikistani ka shënuar “progres” në fushën e të drejtave të grave, parandalimin e dhunës në familje dhe “ përpjekje të mëdha janë bërë nga qeveria e Taxhikistanit për të parandaluar torturën dhe keqtrajtimet”.

Kërkesa e delegacionit të BE-së po ashtu i bëri thirrje qeverisë që të marrë masa konkrete për të hequr kufizimet në media, gazetarët e pavarus, si dhe lirinë e besimit.

Ndërsa hulumtuesi për të drejat e njeriut, Steve Swerdlow, ka kritikuar vlerësimin e Bashkimit Evropian për të drejat e njeriut, ai shkroi në tëitter se vlerësimi “ ishte i dobët” nga ana e BE-së.

XS
SM
MD
LG