Ndërlidhjet

Hetimi i 100 policëve nga autoritetet turke rreth puçit të dështuar


Foto nga arkivi - Ilustrim

Autoritetet turke kanë lëshuar urdhëra të ndalimit për 100 ish-policë dhe kanë ndaluar tashmë 63 prej tyre, raporton agjenca shtetërore Anadolu.

Ndalim i policëve ka të bëjë me një hetim, rreth përpjekjeve për organizimin e puçit të dështuar, vitin e kaluar në Turqi.

Të dyshuarit besohet se kanë përdorur aplikacionin ByLock, për të cilin qeveria turke thotë se është përdorur nga rrejti i klerikut të mbështetur nga SHBA-ja, Fethullah Gulen, të akuzuar për orkestrimin e puçit.

Anadolu ka raportuar se forcat e sigurisë po kërkojnë edhe 19 të tjerë të dyshuar në të gjithë vendin.

XS
SM
MD
LG