Ndërlidhjet

Rusia do t’i hedhë poshtë vendimet e ECHR nëse nuk merr pjesë në përzgjedhjen e gjyqtarëve


Kreu i kuvendit të Rusisë, Vyacheslav Volodin.

Kreu i Kuvendit të Rusisë, Vyacheslav Volodin, ka thënë se Moska nuk do të përfillë vendimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e njeriut në Strasbourg (ECHR), nëse Rusia nuk lejohet të marrë pjesë në zgjedhjen e trupit gjykues.

Gjyqtarët e Gjykatës Evropiane (ECHR) zgjedhen nga deputetët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ( PACE).

Megjithatë delegacioni rus i asamblesë, është privuar nga kjo votë në vitin 2014 kur Moska jashtëligjshëm kishte aneksuar Krimenë.

Rusia në anën tjetër ishte përgjigjur, duke tërhequr të gjitha aktivitetet e PACE-s.

Në qershor, Rusia i kishe ndaluar kontributet financiare ndaj Këshillit të Evropës.

XS
SM
MD
LG