Ndërlidhjet

Kundërshtohet ministri i Brendshëm gjerman rreth festave myslimane


Ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere.
Ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere.

Anëtarët konservatorë të koalicionit qeverisës të kancelares gjermane Angela Merkel, hodhën poshtë deklarimet e Ministrit të Brendshëm, Thomas de Maiziere, se ai ishte i gatshëm të diskutonte mundësinë e prezantimit të festave myslimane.

Gjatë një tubimi zgjedhor në shtetin e Saksonisë së Poshtme, Maiziere tha se “aty ku ka shumë myslimanë, pse mos t’i konsiderojmë edhe festat myslimane?"

Partia me bazë në Bavari e Unionit Kristian Demokratik të Merkelit, (CDU), u tërhoq nga ku sugjerim.

"Trashëgimia e Gjermanisë së krishterë nuk është e negociueshme", tha për gazetën Bild, politikani i lartë i CSU, Alexander Dobrindt.

"Prezantimi i festave myslimane për ne është i padiskutueshëm" tha ai.

Në gjermani jetojnë afro 4.4 milion myslimanë, shumica prej tyre janë të nacionalitetit turk, që jetojnë në mesin e 80.6 milion banorëve sa ka ky shtet.

XS
SM
MD
LG