Ndërlidhjet

31 vjeçari Kurz shihet si lideri i ardhshëm në Austri


Ministri austriak i punëve të Jashtme, Sebastian Kurz.

Austriakët do të votojnë më 15 tetor në zgjedhjet e përgjithshme, në të cilat partitë konservatore dhe të ekstremit të djathtë po sfidojnë udhëheqjen e qendrës së majtë të vendit.

Sipas sondazheve, prijëse deri më tani është Partia Konservatore e Popullit (OVP) e Ministrit të Jashtëm Sebastian Kurz, i cili është vetëm 31 vjeç.

Partia e Lirisë ekstreme e djathtë (FPO) dhe Social Demokratët po konkurrojnë për vendin e dytë.

Kurz, i cili u bë udhëheqës i OVP-së në maj, detyroi vendin të shkojë në zgjedhjet e parakohshme, kur ai refuzoi të vazhdojë në një koalicion me Social Demokratët, të kryesuar nga kancelari aktual, Christian Kern.

Ai u zotua të ndalojë imigracionin në shtetin e pasur të Bashkimit Europian prej 8.75 milionë banorësh,zvogelime të përfitimeve për refugjatët në një nivel të ulët ,dhe të ndalojë të huajt e tjerë që të marrin përfitime nëse kanë jetuar në Austri për pesë vjet.

Nëse partia e tij fiton, Kurz mund të bëhet udhëheqësi më i ri i qeverisë në BE.

XS
SM
MD
LG