Ndërlidhjet

Parandalohet sulmi vdekjeprurës në Kabul


Foto nga arkivi

Autoritetet afgane kanë thënë se kanë parandaluar një shpërthim të mundshëm vdekjeprurës në kryeqytet, Kabul.

Ministri i Brendshëm, ka thënë se zyrtarët policorë kanë qëlluar dhe plagosur vozitësin e makinës pasi ai kishte refuzuar të ndalonte në pikën e kontrollit.

“Shoferi është plagosur dhe makina është ndalur”, thuhet në një deklaratë.

Mohamed Selem Almas, udhëheqësi i hetimeve kriminale në policinë e Kabulit, ka thënë se makina po transportonte më shumë se 2.700 kilogramë eksploziv.

Almas shtoi se, rrjeti Haqqani, grup i lidhur me taleanës afganë, qëndrojnë prapa këtij sulmi, që ishte planifikuar të ndodhte në pjesë ku ka shumë njerëz.

XS
SM
MD
LG